Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkesën e prokurorit Enver Krasniqi për pezullim të pagesave të pensioneve për 19 mijë veteranë, e konsideron si akt joligjor.
Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj në një intervistë për KosovaPress deklaron se një kërkesë e tillë ka qenë tronditëse për të gjithë veteranët.
Nuk ka asnjë bazë juridike për ta realizuar prokuroria këtë. Kërkesën e prokurorit, nuk besoj që Gjykata do ta miratoj. Ne e dimë sigurt që nuk ka me u bë sepse nuk ka bazë juridike. Nëse ajo bëhet, atëherë drejtësia është e shtyrë prej dikujt dhe ka qëllime të tjera, dhe urojmë së pari mos të jenë qëllime të armikut”, tha Haradinaj.
Sipas tij prapa kësaj kërkese po fshihen politikanët që janë në krye të vendit. Ai i bën thirrje Prokurorisë që të veprojnë sipas ligjeve të Kosovës, sepse një kërkesë e tillë është thirrje për trazira.