Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se partia e tij nuk do të japë mbështetje për asnjë qeveri të re që do të drejtohej nga Albin Kurti.
Gjatë një interviste në T7, ai u shpreh se çdo lider opozitar – përfshirë Bedri Hamzën apo Lumir Abdixhikun – mund të llogarisë në mbështetjen e AAK-së për formimin e qeverisë.
“Nuk kemi kushte. Unë e kam nderin të jem i kandiduar për kryeministër, por cilido që udhëheqë me qeverinë do ta ketë ndihmen time. Unë duhet të sqaroj që nuk mbështesim Kurti 3 ose 4”, është shprehur Haradinaj.











