Haradinaj përgëzon ministrin Likaj për marrëveshjen me SBASHK

Qeveria në detyrë e Kosovës ka arritur marrëveshje me SBAShK-un për kontratën kolektive, sipas së cilës të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar nga viti 2023 do të marrin pagën e 13-të, në bazë të perfomancës.

Për këtë marrëveshje, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përgëzuar ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Derisa këtë hap ai e quajti të rëndësishëm, duke theksuar edhe se kjo marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë.

“Të dashur nxënës, prindër e arsimtarë. Lajm shumë i mirë përmbyllja me sukses e negociatave mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit. Arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet. Është kohë kur na duhen marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, në mënyrë që ta tejkalojmë krizën aktuale që na ka prekur të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë që Haradinaj ka shtonë edhe se shumë shpejt do të zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor.

“Së shpejti do zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor, ashtu siç ishte e paraparë me Ligjin e Pagave. Përgëzoj ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, për angazhimin e tij të palodhshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, përfundoi ai.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.