Haradinaj për vdekjen e Dacit: Humbje e madhe, do të kujtohet përherë për urtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjen e ish-kryeparlametarit Nexhat Daci, duke thënë se Kosova humbi sot një personalitet të shquar të jetës akademike dhe institucionale.

Ai tha se Daci do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Kosovës.

“Kosova humbi sot një personalitet të shquar të jetës akademike dhe institucionale. Ndarja nga jeta e akademikut Nexhat Daci është humbje e madhe për vendin. Do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Kosovës”.

“Kisha nderin që bashkë me të dhe Presidentin Rugova, të bashkëpunonim ngushtë në ditët më të ndjeshme të shtetndërtimit të vendit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, bashkëpunëtorëve dhe gjithë qytetarëve që e çmuan kontributin e akademikut Nexhat Daci. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.