Nasim Haradinaj, është deklaruar pasi që Gjykata Speciale në Hagë rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.
I ftuar në T7, ka thënë se gjykata ka hy me bindje me dënuar UÇK-në.
Ai ka shtuar edhe se, për ish-krerët e UÇK-së s’po interesohet askush.
‘‘Këta kanë një bindje, këta kanë hy me një bindje me dënuar UÇK-në. Dhe kjo bindje atyre përditë e më tepër u forcohet, sepse kanë bë një bindje që askush për këta djem nuk tu u interesuar, as qeveria as pushteti, as zemra e PDK-së, as PDK-ja, as zemra e LDK-së, as zemra e VV-së, e as vetë VV-ja. Mendoj sepse duhet me kanë i marrë mos me i pa këto veprime’’, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka shtuar edhe se populli duhet të reagojë veç pse Serbia financon që më e dënuar ish-krerët e UÇK-së.
‘‘Apriori veç Serbia që financon me u dënu këta djem, populli jonë duhet me kanë i organizun, prandaj unë pres ky popull të kfjellet, nëse pretojnë me dalë në zheg është ka vjen flladi i shtatorit’’, ka shtuar ai.
I njëjti ka deklaruar edhe se ajo çfarë po ndodh në Hagë është padrejtësi.
‘‘Ne duhet të ndikojmë në padrejtësi, dhe gjithë këto që po i folim na është pikërisht pse është ka bëhet padrejtësi, bile aq e skrupullt sa nuk ke nevojë të jesh as i zgjut për me hetu’’, ka shtuar ai.