Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, u shpreh skeptik për krijimin e “Qeverisë Kurti 3”. Ai tha se nuk pret që shumica të arrihet dhe nënvizoi zërat për një votim të mundshëm të fshehtë.
“Shpresoj që Kurti i ka numrat, ne jemi gjithë pro institucioneve, por nuk shoh ndonjë zgjedhje të qëndrueshme, sot për sot”, tha Haradinaj.
“Duket se nuk kemi qeveri programore që e kërkon Kosova, edhe nëse kemi zgjedhje duket se do të jetë një “qeveri e pazareve”, dhe nuk e di nëse ka ofru ndonjë program se çka ofron qeveria “Kurti 3”, andaj jemi në këtë gjendje”, vijoi tutje ai.










