Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngritur flamurin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së ShBA-së në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan.
Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të 4 korrikut, duke thënë se kjo ditë që nga 1999 është edhe festë e Shqiptarëve.
“Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë”, ka thënë Haradinaj.