Haradinaj nga Kaçaniku përmend sërish bashkimin me Shqipërinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja, ka vazhduar takimet elektorale në Kaçanik, përcjell Kosova Fokusi.info.

Në këtë takim Haradinaj përmendi edhe një herë bashkimin me Shqipërinë.

“Në takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, theksova se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, duke garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe investime, në Kosovën e sigurt. Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Rrugëtimi ynë i përbashkët drejt fitores tonë të madhe, vazhdoi në qytetin e Idriz Seferit, Kaçanik.

Në takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, theksova se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, duke garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe investime, në Kosovën e sigurt.

Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë ?

#ForcaeKosovës

RH