Zvarritja e seancës konstituive ka filluar t`i nervozi deputetët e partive opozitare.
Derisa në sallë nuk po duken askund Albin Kurti dhe partnerët e tij të koalicionit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryesuesit të seancës që të filloi punimet.
“O axhi Avni, a të ia fillojmë. Këqyri i ku ke këta fëmijë, thirri të ia nisim. Nuk ka kuptim me pritë këtu”, ka thënë Haradianj.
Më herët, edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është parë nervozuar me vonesat.
Edhe ai i është drejtuar kryesuesit të seancës duke ia tregua orën.