Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë

Kryeministri Ramush Haradinaj është nënshkruar në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë, për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin Riga të Letonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve.

Postimi i plotë i tij:

Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë. Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse! RH/Fokusi.info/