Ramush Haradinaj, kandidat për president të Republikës së Kosovës, në vizitën e tij në Drenas, ka nderuar edhe heronjtë që sakrifica e tyre është themeli i lirisë.
“Nderim për heronjtë Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina dhe Bedri Shala në Drenas”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Tutje, ai është shprehur se sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë.
“Sakrifica e tyre sublime është themeli i lirisë dhe udhërrëfyesi ynë për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e tij”, ka përfunduar kreu i AAK-së./Fokusi.info/