Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpreson që të gjendet një zgjidhje për ngërçin në Kuvend e të vazhdohet tutje. Ai ka thënë se do të ishte më mirë të shkohet në zgjedhje, nëse vazhdon situata kështu.
“Më mirë të shkojmë në zgjedhje. Nuk është mirë me e vonu pa kufi Kosovën”, ka thënë Haradinaj pas dështimit të 12-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka përsëritur qëndrimin se AAK-ja është pro një qeverie të opozitës.