Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e cila është paralajmëruar të mbahet më 7 gusht.

Ai ka shpërndarë thirrjen e protestës në Facebook dhe thotë se është në përkrahje të kërkesave të tyre legjitime dhe të drejta.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Sipas njoftimit, protesta nis nga ora 17:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë dhe mbahet kundër Speciales.

May be an image of text that says 'PROTESTE KUNDER PADREJTESISE! Ç UCK K TUSULT SHSH CONO 7 GUSHT ORA 17:00 GLIRINTARE E Sheshi "Skënderbeu", Prishtinë ORGANIZOHET NGA KATEGORITE E DALA NGA LUFTA E UÇK-SE'