Ramush Haradinaj mbetet i vendosur që taksa të mos hiqet, pavarësisht propozimeve të ndryshme, përfshirë edhe atë të partnerit më të madh në koalicion, Kadri Veselit.
Shefi i Qeverisë ka deklaruar se edhe nëse e humb pozitën e Qeverinë, ajo që është e sigurt është se Kosovën do ta zërë vera me taksë.
Numri një i Qeverisë nuk ka dashur të lëshohet në komente rreth qëndrimeve të partnerit të tij në koalicion, Kadri Veselit, derisa ka thënë se propozimet e tij i ka parë edhe më herët.
Kryeministri ka thënë se kushdo që është kundër pikave që i ka vendosur si kushte për SHBA-në e BE-në, është kundër interesave të Kosovës.
Ai ka folur edhe për opozitën, e me theks të veçantë për LDK-në, duke thënë se nëse kërkojnë të hiqet taksa, atëherë le të bëhen gati të japin territor.