Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka thënë se kishte nderin të bashkëpunonte me të në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare të shtetndërtimit.
“Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj.










