Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gtha vendi nuk ka përjetuar kurrë më shumë procese zgjedhore brenda një viti sesa këtë vit, dhe se kjo situatë ishte rezultat i një strategjie të qëllimshme të deputetit Albin Kurti, për të qëndruar në pushtet sa më gjatë.
Haradinaj argumentoi në “Pressing” se vendi u bë “peng i planit të Kurtit”, i cili – sipas tij – kërkonte të qëndronte si ushtrues detyre pasi nuk i siguronte numrat për qeverisje të plotë.
“…kemi qenë peng i planit ose strategjisë së Kurtit që ai me mbetë ushtrues detyre sepse nuk i kishte numrat”, tha Haradinaj.











