Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Ai ka vënë në dukje se vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar janë marrë gjithmonë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me këta aleatë dhe ka pyetur retorikisht: “E qysh me ia kthyr shpinën aleatëve tanë?”










