Haradinaj: Kjo farsë të marrë fund, vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe sipas tij presidentja nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

Këto komente një një postim në Facebook ai i bëri pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi për mandatar për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufcën.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike”.

“Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.