Haradinaj: Kësaj here nuk do të shkoj në Amerikë, kam telashe me vizë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sipas të gjitha gjasave nuk do të mundë të shkojë për Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka konfirmuar se gjasat janë të mëdha që këtë vit të mos marrë pjesë në organizimin e Shtëpisë së Bardhë, që bëhet çdo vit në muajin shkurt, edhe pse ka marrë ftesë nga Uashingtoni.
Shefi i ekzekutivit e ka pranuar para mediave se i është vështirësuar puna e shkuarjes në SHBA pas klimës së krijuar me vënien e taksës ndaj produkteve serbe.
“Qejf kom pasë edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.
Një burim i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon ta heqë taksën ndaj Serbisë.