Haradinaj: Ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka falënderuar të gjithë për siç tha ai për këtë, fitore dhe rezultat historik.

Ai falënderoi  çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar siç u shpreh ai, për këtë rezultat.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat”.

“Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar. Urime AAK”, ka shkruar Haradinaj./Klankosova.tv

The post Haradinaj: Ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik appeared first on Klan Kosova.