Duke komentuar dëshminë e ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Tara, përgjatë dy ditëve, para Dhomave të Specializuara në Hagë, Nasim Haradinaj, tha se çdo ditë po dëshmohet se Gjykata është një etnike e ndërtuar politikisht, me qëndrime destruktive për të njollosur UÇK-në.
“Tara me plot të drejtë kërkoi që t’i dal përpara deklarata e tij, që siç besoj unë, asnjëherë nuk e ka thënë e as nënshkruar. Tara, deshi të dëshmonte dhe nuk e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte çka kanë manipuluar me deklaratat e dëshmitarëve, sidomos me ata që nuk kanë mundur t’i bindin që të flasin kundër dhe të shpifin. Tara ka bërë punë shumë të drejt, dhe ka të drejtë për revoltë”, tha tutje Haradinaj.
Ai tha se, Trupi Gjykues është dashur ta urdhëronte prokurorinë t’i publikonte ato dokumente.
“Prokuroria nuk deshi t’i publikonte sepse dëshmohej ajo që thoshte Tara, se ato ishin manipuluar, e gjyqtari nuk ishte i interesuar të zbulohej kjo”, tha, Haradinaj në Rtk.