Haradinaj ia kthen Bajqinovcit: Pyete shefin tënd kur e gjetën me meze e pije, t’u shku te dy operativë serb

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Mefiail Bajqinovci, në lidhje me deklaratat për kriminelin serb, Milan Radojiçiq.

Haradinaj ka thënë se Bajqinovci dhe deputetët e tjerë të VV-së, këto i kanë të shkruara nga zyrtarja e njohur e VV-së, Dejona Mihali.

“Te Bajqinovci e deputetë tjerë, këto i kanë të shkrume prej Dejones, çka me thënë, nuk flasin prej mendjes, pa e marrë porosinë, heshtin. Mendoj që Kurti veprimin më të mirë përpos dorëheqjes, të paktën kish mujt me e liru Kosovën me e çliru nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali Bajqinovcit e Bajqinovcave të tjerë po u them se në qeverisjen time është realize statuti i Trepçës, ushtria, pavarësimi energjetik, Radojiçiq është ndjek nga ligji, nuk është kthy në Kosovë asnjëherë gjat ëqeverisjes sonë, e ndërtoi vilën e madhe në kohën e Qeverisjes Mihali, Bajqinovci, Kusari dhe Kurti, mori guxim me sulmu Kosovën ku humbi jetën një zyrtar policor i Kosovës.” – ka thënë ai fillimisht në një konferencë për media.

Tutje, Haradinaj i ka kërkuar Bajqinovcit që t’ia bëjë një pyetje “shefit të tij”, në këtë rast, kryeministrit Albin Kurti.

“Këto janë zhvillime…e pyes z.Bajqinovci me na tregu edhe për shefin e tij të mbulum me qebe kur e kanë gjetë ne Dollc të Klinës, me meze e pije, tu shku te dy operativë serbë, le ta pyet atë, të na tregojë për këtë informatë, le të na tregon pse fshehen këto, mendoj se është mirë.” – u shpreh kreu i AAK-së.