Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Dejona Mihalin dhe eksponentët e VV-së për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Haradinaj ka thënë se në Kosovë ka pasur bereta në të kaluarën, por që sot janë në koshin e mbeturinave. Postimi: Disa njerëz që e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të gjithëdijshëm, duhet ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Ata s’do të kenë vend për t’u fshehur, drejtësia do t’i godasë ashtu siç e meritojnë. Bereta ka pasur ky vend edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave historike.
Shteti ynë nuk do të cenohet nga eksponentë të dyshimtë që vijnë vërdallë me mision dhe agjendë puro antikombëtare.Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot, ashtu si çdo vendim i deritanishëm, është i pavarur dhe i obligueshëm për t’u respektuar.
Beretagjinjtë le të përgatiten për drejtësi, pasi Kosovës i kushtuan mbi 3 miliardë euro, e Serbinë e pasuruan me mbi 3 miliardë.