Haradinaj futet në kuvend me fotografinë e Thaçit në setër

Ramush Haradinaj e ka vendosur në setër fotografinë e Hashim Thaçit, pak para se të hyjë në sallën e Kuvendit të Kosovës të mërkurën.

Kjo fotografi iu dhurua nga përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të cilët po shpërndanin broshura për të gjithë deputetët.

Kryetari i AAK-së nuk hezitoi të pranojë dhuratën dhe e vendosi fotografinë e ish-presidentit Thaçi në setrën që kishte veshur.