Anëtari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, deklaroi se subjekti i tij politik ka kaluar vazhdimisht sfida të mëdha dhe ka dëshmuar aftësinë për t’i kapërcyer ato në momente kyçe për vendin.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj u shpreh i bindur se AAK-ja jo vetëm që do ta kalojë pa problem pragun zgjedhor në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por edhe se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
“Kjo historia e pragut. A e kalon AAK-ja ka kaluar shumë raste. Edhe një kohë kanë menduar që vetë fillimi i luftës e çlirimi i vendit është prag i kapërcushëm, por kemi dëshmuar që mund ta kapërcejmë. Pastaj, kemi kaluar pragun e krijimit të ushtrisë. Kemi kaluar pragun e taksës 100 për qind për Serbinë. Kemi kaluar pragun kur e kemi nacionalizuar Trepçën, pothuajse i kemi kthyer aksion 100 për qind.
Kemi kaluar shumë pragje. Edhe kësaj radhe Aleanca si kurrë më parë, shumë fuqishëm dot ë jetë pjesë e Kuvendit. Dhe mendoj që nuk do të ketë ekzekutiv pa Aleancën pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.











