Kryeministri i deritashëm dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo ka mbajtur një konferencë për media pas rezultateve zhgënjyese zgjedhore.
Ai rrëfeu se sapo ishte takuar me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin, edhe pse konferencën po e mbante të ndarë prej tij.
Haradinaj tha se partia e tij i kishte marrë 11,50 për qind nga rezultatet që ofron Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ].
“Kemi rritje të madhe, një rritje prej 35% sepse janë gati 100 mijë vota. I falënderoi të gjithë ata që votuan.” – tha Haradinaj.
Ai shtoi se AAK-ja e pranon rezultatin zgjedhor dhe se nuk kërkon rinumërim të votave.
Më tej, Haradinaj u thellua edhe në çështje politike duke thënë se partia e tij nuk do të mbështes partitë e tjera politike nëse nuk pajtohen në ato tema.
I pyetur se a do të bashkëpunonte me Vetëvendosjen, ai tha se beson që lideri i Vetëvendosje, ishte mashtrues dhe do t’i zhgënjente qytetarët.