Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, është takuar në Prishtinë me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, njofton fokusi.info
Haradinaj tha se ky takim ishte një rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar” shkruan Haradinaj në Facebook.