Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kongresmeni Eliot Engel do të takohen sot në Prishtinë.
Takimi mes tij dhe shefit të ekzekutivit kosovar është paralajmëruar për në ora 09:00 të mëngjesit.
Ndryshe, Engel mbërriti në Kosovë më 4 korrik ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Ndërsa dje, takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij.
Ditë më parë Engel ka qëndruar për vizitë edhe në Serbi, ku ka qëndruar edhe në Preshevë, prej ku ka shfaqur qëndrimin e tij kundër idesë së korrigjimit të kufijve./zeri