Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se të rinjtë duhet të synojnë jetën në Kosovë dhe ta zhvillojnë vendin, njofton Klan Kosova.
“Ne jemi Europë, na mungon lëvizja e lirë, por edhe ajo do të vjen. Por, edhe lëvizja e lirë është mundësi me pa çka ndodh në vendin tonë dhe çka ndodh në vendet tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu – ta zhvillojmë Kosovën brez pas brezi”
Ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu – ta zhvillojmë Kosovën”.
“Dëshira jonë është ta bëjmë Kosovën Gjermani dhe Austri dhe jo të rinjtë tanë të shkojnë në Gjermani dhe Austri”.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”. Ai premtoi mbështetje për këtë shkollë dhe nxënësit e saj.
“Për ta ditë të gjithë se sa e mirë është Loyola mund ta shihni testin e maturës që e kalojnë 100%”.
“Të gjithë këta nxënës jo vetëm që janë të zot për jetën, por ata janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës”.