Haradinaj: Ditët e mira do të agojnë, nuk e humbim kurrë besimin

Kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se ditë të mira do të vijnë sërish.

Ai ka thënë se nuk e ka humbur kurrë besimin në popull, i cili iste me ta kudo në frontet e luftës.

“Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.

Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri” – është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

E plotë:

Ditët e mira do të agojnë.

Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët.

Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur.

Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës.

Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.

Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri.

Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi.

Do të bëhemi krah njëri tjetrit.

Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë.

Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim.