Haradinaj bën homazhe në Reçak: Ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të gjykohen, por jo ata që kanë kryer krime në Kosovë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Me këtë rast, ai ka folur për padrejtësitë që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka vlerësuar se ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të gjykohen, por jo edhe ata që kanë kryer krime në Kosovë.

E vërtetë është që nuk është vendosur drejtësia për masakrat në Kosovë, jo veç për Reçakun, por edhe për Mejën dhe tjera. Dhe po ashtu është e vërtetë që po ashtu vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet anë e mbanë Kosovë. E dini që në gjithë Kosovën janë bërë masakra dhe është një akuzë që kërkon drejtësi”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shprehur nderimet për viktimat e kësaj masakre.

Sot nderojmë në vendin edhe pranë trupave të dashurve tanë, atyre që u flijuan për liri. Në vendin e masakrës së Reçakut, masakrës që ktheu vëmendjen e NATO-së, Amerikës për krimet serbe në Kosovë. I jemi mirënjohës UÇK dhe gjithë brezave që luftuan për liri. Përkulemi me respekt për jetë para të rënëve në liri ashtu sic përkulemi në Prekaz dhe çdo kudo u kanë rënë të dashurit tanë për lirinë e Kosovës dhe përjetësisht mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën që ta gëzojmë lirinë”, ka thënë Haradinaj.