Kreu i AAK;së, Ramush Haradinaj, ka folur para vazhdimit të seancës lidhur me kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ngërçin, ku përfshihet edhe kërkesa për masë të përkohshme ndaj afatit të caktuar për konstituim.
Sipas Haradinajt, kërkesa e Osmanit e ndryshon gjendjen, shkruan Reporteri.net.
“Ajo që ndodhi me angazhimin e Presidentes tani, e ndryshon gjendjen. Ekziston mundësia e ngrirjes së afatit. Na mbesin pak ditë në mënyrë që të gjeturat e reja të afatit. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyrum të vijmë se e kemi përgjegjëis, por gjendja nuk sic e shihni nuk është e mirë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai e ka vlerësuar angazhimin e Presidentes si të nevojshëm, teksa tha se kërkesa për masë të përkohshme ua shpëton disa ditë të afatit 30 ditor që ka caktuar Kushtetuesja për konstituim.
“Na i fiton disa ditë të afatit 30 ditor. Disa ditë mund të ruhen në të ardhmen kurdo që krijohet mundësia. Kjo është ajo e mira e kësaj. Shpresoj që Gjykata nuk do të vonon me veprimet e veta, sidomos për masën por edhe vendimin. Mendoj se Gjykata s’mundet tani me i ik tash çka pas 30 ditëshit, çka nëse partia që ka të drejtën me nominu nuk i arrin votat. Jam i bindur që do të gjejnë një zgjidhje. Ne s’kemi qit ndonjë kusht të kemi qit ndonjë kusht, sidomos për opozitën. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim opozitën, por edhe për pozitën kemi dhënë opsion”, ka thënë Haradinaj.