Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas dështimit të 19-të të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se Kurti ka angazhuar personat e VLEN-it të Maqedonisë së Veriut për të kontaktuar Adem Hoxhën në mënyrë që të ndikojë në qëndrimin e tij.

 

 

Haradinaj u pyet se përse pikërisht VLEN-i, ai u shpreh duke thënë “mesa duket e kanë kuzhinën e njëjtë, ata me këtu”.