Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot është hapur procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.
Të gjithë qytetarët e prekur mund të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në këtë komunë dhe afati është i hapur deri më 26 janar.
Në njoftim është bërë e ditur edhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
- Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
- Kopje e letërnjoftimit;
- Numri i anëtarëve të familjes;
- Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
- Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
- Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
- Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.









