Hap fals i Real Madridit, Osasuna me fitore të madhe dhe një super dhuratë për Barcelonën (video)

Pas 7 fitoreve rresht në La Liga, Real Madrid ka pësuar humbjen e parë dhe të katërt për këtë sezon, duke u mundur 2-1 në transfertën në Pamplona ndaj Osasunës, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Pjesa e parë u dominua e gjitha nga vendasit si në lojë, edhe në rezultat. Në minutën e 28-të, Budimir godet shtyllën.

Në minutën e 37-të, pas një ndërhyrje të Thibaut Courtois ndaj Ante Budimir dhe ndërhyrjes së VAR-it, jepet penallti për Osasunën. Veterani kroat, 34-vjeçari Budimir, tregohet i saktë nga 11 metrat. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Osasunën.

Barazimi i Real Madridit do të vinte vetëm në minutën e 73-të, ku pas një depërtimi të Federico Valverde në krah dhe asistit për Vinicius Junior, ishte braziliani që dërgoi topin në rrjetë.

Pas një topi të humbur nga i sapo futuri në fushë, Dani Ceballos dhe asistit të Raul Moro, ishte Raul Garcia që pasi shmangu bukur mbrojtjen mike, dërgoi topin për herë të dytë në portën e Courtois.

Osasuna fiton 2-1 dhe ngjitet në vendin e 9-të me 33 pikë. Real Madrid mbetet në krye me 60 pikë, por deri nesër, sepse në rast se Barcelona fiton në “Camp Nou” ndaj Levante, rimerr vendin e parë.

SHIKOGOLAT

The post Hap fals i Real Madridit, Osasuna me fitore të madhe dhe një super dhuratë për Barcelonën (video) appeared first on Telesport.