Juventus ka zhgënjyer duke mos shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Sassulo, në sfidën e javës së 30-të në Serie A, e cila u luajtur në “Allianz Stadium”.
Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga këmbët e Mattia Perin dhe asistit të Francisco Conceicao, ishte Kenan Yildiz që dërgoi topin në rrjetë më një goditje me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë. Pjesa e dytë nisi më mirë për Sasusolo-n, e cila barazoi shifrat në minutën e 52-të pas një aksioni model dhe asistit të Domenico Berardi, ishte Andrea Pinamonti i cili dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 73-të, një ish-lojtar i Sassuolo-s, Jeremie Boga, kishte shansin e artë të gjente golin e dytë për Juventusin, por pritja e Aro Muric ishte fantastike.
Në minutën e 79-të, Luciano Spalletti kryen dy zëvendësimet e radhës. Boga dhe Kelly largohen për Juventusin dhe aktivizohen Arkadiusz Milik dhe Dusan Vlahovic. Polaku kthehet në fushë pas një mungese të gjatë që nga maji i vitit 2024. Ndërkohë që Vlahovic ka munguar që nga tetori i vitit të kaluar.
Në minutën e 86-të, Juventus kishte shansin e artë për të gjetur avantazhin nga pika e bardhë e penalltisë. pas prekjes së topit me dorë nga qendërmbrojtësi i Sassuolo-s, Jay Idzes, por goditja e kapitenit Manuel Locatelli pritet pa problem nga Aro Muric.
Në minutën e 88-të, Spalletti kryen zëvendësimin e fundit në dispozicion. Largohet Conceicao dhe futet Edon Zhegrova. Në minutën e 90-të, Aro Muric tregohet sërish fantastike duke ndalur dy tentativat e njëpasnjëshme nga Milik dhe Vlahovic.
Rezultati final 1-1. Juventus mbetet në vendin e pestë me 5 pikë, Sassuolo në vendin e 10-të. Lojtari i ndeshjes? Sigurisht, Aro Muric.
The post Hap fals i Juventusit, Aro Muric dhe Sassuolo dalin me pikë nga “Allianz Stadium”. Rikthehen Milik dhe Vlahovic (video) appeared first on Telesport.










