Hansi Flick: Rikthimi i tij është si një blerje, goli që shënoi do ta ndihmojë edhe më shumë

Trajneri Hansi Flick është shumë i kënaqur që mbrojtësi Ronald Araujo është rikthyer me kohë të plotë te Barcelona. Madje edhe me gol, siç ndodhi në sfidën e fundit ndaj Albacete.

Lojtari kaloi një periudhë të vështirë në aspektin personal, por duket se gjithçka i përket së shkuarës. “Ai i mori gjërat hap pas hapi; kjo është më e rëndësishmja. Ky gol do t’i japë atij besim dhe do ta ndihmojë të ndihet më mirë”, tha Flick.

Jam i lumtur dhe krenar për ekipin, veçanërisht për Araujo. Ai shënoi një gol dhe jemi shumë të kënaqur me të. Ky gol na dha fitoren“, shtoi Flick. Në moshën 26 vjeç, Araujo duket se ka rizbuluar vendosmërinë dhe qetësinë që e kanë bërë atë një nga mbrojtësit më të mirë.

Nëse ai e ruan këtë nivel në javët në vijim, periudha e tij e keqe mund të bëhet shpejt një kujtim i largët, duke sjellë besim dhe soliditet në një skuadër si Barcelona, që po lufton për stabilitet”, tha Flick.

The post Hansi Flick: Rikthimi i tij është si një blerje, goli që shënoi do ta ndihmojë edhe më shumë appeared first on Telesport.