Për të dytin vit rresht, në minutën e fundit dështon transferimi i Nico Williams nga Athletic Bilbao te Barcelona. Anësori sapnjoll vendsoi të rinovojë përfundimisht me klubin bask, kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e tij te Barcelona.
Një nga personat më të zhgënjyer për dështimin e këtij transferimi është padyshim Hansi Flick, trajneri gjerman kishte projektuar formacionin për sezonin e ri, ku bënte pjesë edhe Nico Williams.
“Tot Costa” raporton se trajneri gjerman bën fajtor për dështimin e këtij transferimi, agjentin e lojtarit. Flick nuk ka asnjë rezervë për drejtuesit e Barcelonës, të cilët bënë ç’të ishte e mundur për transferimin e Williams, por përgjgjesi kryesor për mos realizimin e këtij transferimi është agjenti i lojtarit. Flick nuk është i vetmi që mendon kështu, pothuajse të gjithë janë të bindur se e gjithë kjo situatë ka qenë një “lojë” e agjentit të Nico Williams vetëm për qëllime përfitimi.
Gjithsesi, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për emra të tjerë për krahun e majtë dhe deri në fund të merkatos, është e sigurt që Hansi Flick do të ketë një anësor të ri të majtë për sezonin e ri.
The post Hansi Flick nuk e fsheh zhgënjimin për dështimin e transferimit të Nico Williams, bën “fajtor” këtë njeri appeared first on Telesport.