Hansi Flick mirëpret Joao Cancelo: I lumtur nëse vjen, lojtar më përvojë që do të na ndihmojë

Zërat për një transferim të portugezit Joao Cancelo te Barcelona janë shtuar së fundi. Ai që ka konfirmuar bisedimet është trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.

Trajneri gjerman e mirëpret Cancelo, që e vlerëson për aftësitë e tij. “Nuk ka mbaruar ende, por nëse funksionon, do të jem i lumtur sepse Cancelo është një lojtar me përvojë”, tha Flick.

Ai mund të luajë në të dy krahët dhe do të na japë më shumë mundësi në lojën tonë“, shtoi më tej trajneri i ekipit “blaugrana” në prag të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao.

Pra, trajneri Hansi Flick, në mënyrë efektive e mirëpriti anësorin portugez. “Ne i dimë pikat e tij të forta dhe të dobëta. Kur të mbërrijë, do të punojmë për to.”

The post Hansi Flick mirëpret Joao Cancelo: I lumtur nëse vjen, lojtar më përvojë që do të na ndihmojë appeared first on Telesport.