Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka kritikuar hapur të rinjtë Ansu Fati dhe Hector Fort për reagimet e tyre teksa blaugranasit kompletuan një rikthim prej dy golash ndaj Celta Vigos të shtunën.

Teksa ai e kuptoi nervozizmin e tyre, Flick nuk ishte i kënaqur me mungesën e vetëkontrollit në ‘Montjuic’. 

Fort dhe Fati reaguan me zemërim pasi nuk u futën në lojë, teksa Ferran u nervozua pasi u largua nga ndeshja. 

Tekniku gjerman u pa duke shkëmbyer disa fjalë me Fort në fushë dhe një raportim i së hënës pretendoi se stafi i trajnerëve ishin të kënaqur që të gjithë lojtarët e tyre ishin të etur për të luajtur. 

Sidoqoftë, ky nuk ishte mesazhi që Flick dha gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes së Barcelonës ndaj Mallorcas të martën. 

“A mund ta kuptoj që ata nuk janë të lumtur, të zhgënjyer ose të zemëruar? Natyrisht që mundem. Unë isha gjithashtu një futbollist profesionist, e kuptoj këtë”. 

“Ata gjithashtu mund të duan të shfaqin se mund të ndihmojnë skuadrën, të shfaqin se mund të na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona. Unë e kuptoj totalisht këtë?”. 

“A mund ta kuptoj reagimin? Jo. Nuk e kuptoj këtë. Për mua, ju duhet ta pranoni. Ne fituam, ne u rikthyem, ishte një rikthim i madh nga 3-1″. 

“Ne ishim duke festuar dhe mendoj se ato ishin vendimet e duhura. Kjo është ajo që është e rëndësishme, jo reagimi pas ndeshjes. Unë preferoj ta shoh reagimin në fushë”, ka thënë Flick./