Pas barazimit me Club Brugge, mediat katalanase (dhe jo vetëm) kanë filluar me kritika kundër trajnerit Hansi Flick.
Sipas tyre, gjermani rriskon shumë me mbrojtjen lart dhe stili i lojës nuk është i përshtatshëm ndaj skuadrave që luajnë me kundërsulme.
Drejtori sportiv Deco, megjithatë, nuk sheh vend për kritika apo debate taktike.
“Çështja e diskutimit mbi stilin tonë të lojës, sipas meje, është e parëndësishme. Ne tashmë e dimë shumë mirë se ku mund të përmirësohemi. Sezonin e kaluar kaluam disa momente të vështira dhe arritëm të gjenim pikat e forta për t’u përmirësuar”.
“Këtë duhet të bëjmë edhe tani. Nuk më duket mision i vështirë”, ka deklaruar Deco.
The post Hansi Flick kritikohet për stilin e lojës, reagon Deco appeared first on Telesport.











