Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim dhe këtë e pashë sërish mbrëmë në Prishtinë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar mbrëmë disa të rinj në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se të rinjtë janë gati për ndryshim dhe këtë e pashë sërish mbrëmë në Prishtinë

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se detyra e politikes është t’u krijojë mirëqenie dhe perspektivë të rinjve në Kosovë.

“Të rinjtë janë gati për ndryshim dhe këtë e pashë sërish mbrëmë në Prishtinë, mes energjisë dhe vullnetit të tyre për të ecur përpara. Detyra jonë është t’u krijojmë mirëqenie dhe perspektivë këtu, në Kosovë. Bashkë me të rinjtë, përpara për Kosovën!”, ka shkruar Hamza.