Hamza takon Prattipatin: E vlerësoj mbështetjen e SHBA në proceset që po kalon vendi, zgjedhjet rrugë për dalje nga kriza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza angazhimin e ri e nisi me një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tregon se në takim ka bërë të qarta se vijat e kuqe të partisë janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit.

Ndër të tjera, i parti i PDK-së thotë se me Prattipatin diskutuan edhe për zgjedhjet e reja, për të cilat, sipas tij, janë rruga për të dalë nga kriza.

“Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.