Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka takuar djalin e heroit, Artim Jashari, Endritin.
Hamza ka thënë se Artim Jashari ishte luftëtari sypatrembur i Mitrovicës, të cilin e kishte njohur personalisht.
“Sot e njoha edhe djalin e tij, Endritin, i cili është rritur në Zvicër, ku tani shërben me nder si ushtarak i ri. Një djalë i mrekullueshëm, i cili me krenari flet për vlerat e trashëguara dhe dashurinë për Kosovën”, ka thënë Hamza.
“Nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën që u bë, që ne të jetojmë në paqe”, ka thënë ai.