Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka pritur në selinë e partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
PDK tha në një komunikatë për media se Hamza dhe Ziv diskutuan për “zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”.
“Kryetari i PDK-së falënderoi ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.
“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë kryetari i PDK-së.










