Hamza s’u trembet zgjedhjeve: ‘Do të kemi rezultat më të mirë sesa më 28 dhjetor’

Bedri Hamza beson se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është i bindur edhe për një gjë tjetër: që partia e tij do të dal nga zgjedhjet e reja, më mirë sesa nga zgjedhjet e fundit.

“Zgjedhjet tashmë janë të pashmangshme. Jam i bindur që do ta kemi rezultat shumë më të mirë sesa që kemi pasur më 28 dhjetor”, tha Hamza në një paraqitje para gazetarëve pas takimit konsultativ me presidenten në largim Vjosa Osmani.

“Sot duhet të kemi të qartë se koalicioni i ardhshëm qeverisës, për të pasur stabilitet, duhet të mendoj sesi t’i bëj 80 vota”, tha ai.