Hamza: Shpërndarja e miliona eurove ndikoi në rezultatin e 28 dhjetorit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se shpërndarja e miliona eurove për disa muaj rresht ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Muajve të fundit, edhe para zgjedhjeve lokale, janë dhënë qindra miliona euro. Kjo e ka bërë efektin e vet, domethënë përmes parave publike është ndikuar në vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Kjo dhe shumë faktorë kanë ndikuar që e kemi këtë rezultat”, tha Hamza në Rubikon të Klan Kosova.

Ai gjithashtu paralajmëroi se vendi mund të përballet me një bllokadë financiare në të ardhmen, e cila mund të ndikojë në ekzekutimin e pagave dhe funksionimin e shërbimeve publike