Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka folur për mandatin e tij 4-vjeçar.
Përveç punëve të realizuara gjatë udhëheqjes së tij, Hamza ka përmendur edhe projektet që nuk ka arritur të përfundojë.
I pari i Komunës, tha se rinovimi i gjimnazit dhe shkollës së muzikës në Mitrovicë mbetën të papërfunduara për shkak të procedurave ligjore, ankesave dhe vonesave administrative.
“Ka punë që janë kryer, por dua t’i përmend dy që i kam pasur qëllim me i kry dhe nuk janë kryer. Është rinovimi i gjimnazit, për të cilin mjetet i kam ndarë në buxhet, por për shkak të procedurave, ankesave dhe vonesave, nuk është përfunduar. Po ashtu edhe shkolla e muzikës, që ka qenë një projekt i përgatitur me detale teknike dhe mjetet në buxhet, por prapë për shkak të procedurave ka mbetur pa u realizuar”, u shpreh Hamza në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: