Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” komentoi vizitën e tij të funit në Hagë me ish krerët e UÇK-së, që lirimi i tyre pritet të jetë në fillimin e vitit që po vie.
Hamza tha se ata ishin në gjendje të mirë fizike dhe shpirtërore, por që nuk është i lehtë qëndrimi atz, dhe se nuk është lehtë as për ata që i vizitojnë. Ai tha se ato i gëzohen çdo suksesi të Kosovës e pa dyshim edhe të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Gjendja shpirtnore, fizike ishte shumë e mirë. Me besim të plotë që procesi përmbyllet bazuar në fakte, në drejtësi dhe vendimi të jetë lirues. Se në formë të fakteve dhe drejtësisë se ato çka kemi pa e çka kemi lexu e dëgju deri tash, nuk ka mundësi të jetë ndryshe. Ata i besojnë drejtësisë dhe normalisht për mua takimi me ta gjithmonë është kënaqësi, por është realisht në rrethana dhe në situatat ku ndodhen, nuk është e lehtë edhe e thjeshtë për asnjonin prej neve që i vizitojmë. Njerëz me shumë kontribute për venin, për lirinë, për pavarësinë, për shtetin, ndodhen në rrethana çfare janë tash. Ato i gëzohen çdo arritje të Kosovës, çdo suksesi të Kosovës, e gjithsesi edhe të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe ata dëshirojnë të na shohin bashkë, dëshirojnë të na shohin të suksesshëm, dhe t’i presim në liri ku ata i kthehen familjeve të tyne, i kthehen Kosovës, dhe vazhdojnë ta bëjnë jetën e tyre të lirë, shtetin e tyre për të cilin kanë kontribu shumë”, tha Hamza në Politiko













