Hamza për vdekjen e Haxhi Thaçit: Shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi.

Hamza ka shkruar se baca Haxhi ishte një burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë.

Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër. Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë.” – ka shkruar ai.

Hamza iu ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi.

Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë qoftë dheu i Kosovës!” – ka përfunduar Hamza.